Kryeministri në detyrë takohet me Lajçakun
Ka nisur takimi i kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti dhe Emisarit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimi do të jetë i mbyllur për media.
Lajçak sot takoi presidenten në detyrë, Vjosa Osmani teksa mbrëmë ka takuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Pas vizitës në Kosovë i njejti do të vizitojë edhe Serbinë.