12-12-2024

Kryeministri Rama falënderon Kombëtaren e Shqipërisë, trajnerin dhe tifozët për rezultatin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka falënderuar Kombëtaren e Shqipërisë, trajnerin e saj si dhe tifozët për fitoren 3:0 ndaj Çekisë.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka ndarë listën e grupit E, ku Shqipëria renditet e para, raporton Klan Kosova.

“Mirëmëngjesi me këtë pamje që s’e kemi parë kurrë dhe me një falënderim të madh për ata të cilët e krijuan, djemtë e mrekullueshëm të kësaj Kombëtareje, trajnerin e tyre të jashtëzakonshëm dhe ndihmësit e tij fantastikë, e padiskutim supertifozët kuqezinj që janë lojtari 12 i skuadrës sonë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Edi Rama.

/GS


Asnjë koment

Comments are closed.