Kryeministri Rama publikon fotografi të Presidentit Thaçi
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në “facebook” pas adresimit të Presidentit, Hashim Thaçi, në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke postuar një foto nga pritja e djeshme në pikën kufitare të Morinës, të Presidentit bashkë me deklaratën e tij ‘’Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë sonë’’.