Kreu i opozitës së Prizrenit, Shaqir Totaj reagon ndaj emërimit të Gani Gërmizajt për Drejtor të Arsimit
Emërimi i Gani Gërmizajt për drejtor të Arsimit në Komunën e Prizrenit ka nxitur reagimin e opozitës në Prizren, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Kryetari i PDK-së, që përbën partinë më të madhe politike në Prizren, ndonëse në opozitë, Shaqir Totaj, në profilin e tij të “facebook-ut”, në një postim të shoqëruar edhe me raportimin e “kallxo.com” me titull “Drejtori i ri i Arsimit në Prizren, refer i futbollit” , këtë e ka vlerësuar si “shembull tipik të keqpërdorimit të besimit të marrë nga qytetarët”.
Postimi i plotë i Totajt:
“Referi i futbollit drejtor i arsimit ne Prizren !!!
Rast ilustrativ i qasjes jo serioze ndaj sektorit shumë te rendesishem te arsimit
Ku mbeten premtimet elektorale qe u proklamuan gjate fushatës ?
Shembull tipik i keqpërdorimit te besimit te marre nga qytetaret!”, ka shkruar Totaj./GazetaePrizrenit.net