24-04-2024

Kryeparlkamentari Veseli e ministri Ismaili vizitojnë Spitalin e Prizrenit

Kryeparlamentari Kadri Veseli bashkë me ministrin e Shëndetësisë Uran Ismaili, sot do të bëjnë një vizitë në Spitalin e Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Vizita e tyre vjen dy ditë pas publikimit të një incizimi në të cilin dëgjohet kirurgu Rrahim Ymeri, mjek në Spitalin e Prizrenit, duke ofenduar rëndë pacienten e cila rënkonte nga dhimbjet e mëdha që kishte. Kjo bëri që të merren masa të largimit të përkohshëm nga puna të mjekut.

Por, nuk thuhet nëse kjo vizitë ka lidhje me këtë.

Vizita do të behet në ora 11:00./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.