25-04-2024

Zhduket një femër në Prizren

Policia ka raportuar për një femër të zhdukur në rr. “Aleks Buda” të Prizrenit.

Sipas raportit, ankuesja femër (K-Shqiptare) ka raportuar dy ditë më parë se motra e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Brenda kësaj jave ky është rasti i dytë kur në rajonin e Prizrenit raportohen femra të zhdukura. Një rastin tjetër një vajzë e mitur është raportuar si e zhdukur në fshatin Tërrnje të Suharekës. Sipas familjarëve ajo ishte nisur për shkollë, por nuk ishte kthyer në shtëpi./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.