18-05-2024

Kryeprokurori i Prizrenit konfirmon arrestimin e dy të dyshuarve për aksidentin fatal ku vdiqën tre të rinj

Dy personat e ndaluar nga autoritetet e sigurisë për aksidentin e mbrëmshëm ku humbën jetën tre të rinj në Prizren, tashmë janë nën masë arresti.

Këtë e konfirmon për klankosova.tv, edhe kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, ndërsa shton se të njëjtit, dyshohen për veprën penale, Rrezikim i trafikut publik.

”Ju konfirmojmë se janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me rastin e aksidentit të mbrëmshëm ku kanë humbur jetën tre qytetarë. Të njëjtit janë të dyshuar për veprën penale, Rrezikimi i trafikut publik, nga neni 370, paragrafi 5 i Kodit Penal”.

Asnjë koment

Comments are closed.