17-05-2024

Prizren: Gjendet një person i vdekur

Sot, me date 17.12.2023 rreth orës 07:40 është raportuar se në trotuar, në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, është gjetur një person pa shenja jete, raporton Gazeta e Prizrenit.

Policia menjeherë ka shkuar në vendngjarje dhe nga aty është kuptuar se viktima, tani më pa shenja jete është R.G. 69 vjeçar nga Prizreni ,i lindur në fshatin Muhlan të Suharekës.

Zëdhënësi rajonal për Prizreni, togeri Shaqir Bytyqi, konfirmo për ” Gazeta e Prizrenit” se është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e mjakësisë ligjore në Prishtinë, ndërsa policia urdhëzohet që të hap rast ” Vdekje e dyshimtë”./ Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.