Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Artan Abrashi në mbledhjen e jashtëzakonshme të KK-së kushtuar gjendjes në klubin Liria, tha se KK-së si organi më i lartë komunal, duhet t’i interesojë se çka po ndodh me mjetet publike, të cilat po i a ndajmë një operatori, por mendoj se për pezullim të mjeteve duhet pritur raportin e auditorit.
“Nëse ia ndërpremë financimin një operatori, si Lirisë kam frikë që e qojmë në falimentim një klub me traditë”, ka thënë ai, duke sqaruar se mjetet po jepen për zhvillimin e sportit.
Këshilltar i i AAK-së, Ilir Baldedaj i cili ka kritikuar menaxhmentin për gjendjen “Liri”, ndërkaq ka pyetur se në cilin qytet mbështeten në këtë formë klubet sportive, e këtu kjo po ndodh vetëm me Lirinë e Bashkimin, derisa ka edhe klube të tjera që po tregohen të suksesshme.
Në seancë nuk po merr pjesë as kryetari Mytaher Haskuka, e as drejtori i Kulturës, Rinisë e Sportit, Ehat Oreshka.
Këtë e kanë kritikuar disa kuvendarë opozitarë.
“Se sa shumë e doni Lirinë, tregon mungesa e Haskukës e madje edhe e Oreshkës, i cili edhe e ka obligim të jetë në Asamble, kur flitet për një çështje që ka të bëjë me sektorin e tij, por kjo po ndodh në kohën kur ai drejton këtë sektor”, tha Baldedaj. /GazetaePrizrenit.net