25-04-2024

Studentët e gjuhës gjermane të UPZ-së vizitë studimore në Vjenë

Nga data 10 qershor, një grup studentësh nga departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane janë në një vizitë studimore, të organizuar nga Ministria e Arsimit në Vjenë, në bashkëpunim me këtë komunë, si dhe me lektoren austriake në Universitetin e Prizrenit, Mag.Martina Drescher.

Në një njoftim të Universitetit të Prizrenit, thuhet se me këtë rast, ata vizituan Bibliotekën Kombëtare të Vjenës, Kaiserappartaments, Sisi Muzeum, Parkun e bukur të Belvederes, Kathedralën e famshme të kryeqendrës austriake, Teatrin popullor- Volkstheater, Karlskirche, Prater-in dhe shumë vende të tjera me rëndësi të veçantë kulturore.

“Studentët tanë janë gjithashtu së bashku edhe me një grup studentësh nga Franca, ku gjithashtu po i shkëmbejnë përvojat e tyre gjatë jetës studimore. Njëkohësisht e falënderojmë shumë lektoren austriake Drescher, për organizimin  e vizitës së parë studimore për studentët e këtij departamenti, vizitë kulturore dhe shumë e nevojshme për studentët tone. Përvojën e marrë nga kjo vizitë do ta bartin te studentët e tjerë dhe vizitat e tilla do të bëhen traditë e Departamentit të Gjuhës Gjermane në Universitetin  “Ukshin Hoti” në Prizren”, thuhet në njoftimin e UPZ-së. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.