Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot në drekë dalë me disa sqarim përcjellës për masat që parashihen, pasi qyteti u shpall zonë karantine, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Ndër tjera, ai përmes ‘facebook-ut’ ka njoftuar qytetarët me vendbanim në Prizren, por që duan të kthehen në qytet si dhe nëse ka që janë me vendbanim në një komunë tjetër dhe duan të dalin nga Prizreni, mund ta bëjnë këtë, sot deri në ora 17:00.
Dy orë më parë, portali “Gazeta e Prizrenit” ka botuar një shkrim për mungesën e sqarimeve përcjellëse nga autoritetet, pas shaplles së Prizrenit si zonë karantine.
Ja postimi i plotë i Haskukës:
Të dashur qytetarë,
Mbrëmë vonë me njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për 16 raste të reja me COVID-19 në Prizren dhe me rekomandim të këshillit, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që Komuna e Prizrenit të shpallet zonë karantinë.
Po ashtu në vendim fshati Skorobisht është shpallur vatër e përhapjes së infeksionit.
Vendimi për karantinë të fshatit Korishë mbetet në fuqi.
Policia e Kosovës nga mbrëmë është në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe nuk do të lejohen lëvizjet pa autorizime brenda dhe jashtë komunës, sikurse edhe brenda dhe jashtë fshatit Skorobisht dhe Korishë.
Nëse ka qytetarë me vendbanim në Prizren dhe duan të kthehen në Prizren si dhe nëse ka që janë me vendbanim në një komunë tjetër dhe duan të dalin nga Prizreni, mund të bëjnë këtë sot deri në ora 17:00.
Policia e Kosovës dhe Inspektorati komunal do të implementojnë vendimet lidhur me masat dhe nuk do të lejohen lëvizjet në grupe dhe grumbullime.
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju falënderoj për mirëkuptimin!
Mbetshi me shëndet!
Lexo edhe: