03-12-2024

Kryetari i Dragashit mban mbledhje urgjente pas vërshimeve, ja vendimet që u morën

Kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, mbajti takim urgjent me Qeverinë komunale ku janë diskutuar masat e ndërmarra pas situatës së fundit të krijuara nga vërshimet, raporton Gazeta e Prizrenit:

Njoftimi nga Komuna:

Në këtë takim u mor vendim që të formohet Shtabi i Emergjencave si dhe Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, për ekonomitë familjare, bizneset, sipërfaqet bujqësore dhe infrastrukturën publike.
2. Gjithashtu, u bë thirrje që bashkë me qytetarët dhe bizneset private të cilat kanë pajisje teknike dhe mjete motorike, të vazhdohet me sanimin e dëmeve në terren.
3. Apelohet tek të gjithë qytetarët e fshatrave të prekur nga vërshimet, sidomos banorët e fshatit Kuk dhe ato vendbanime ku vërshimet kanë dëmtuar në masë të madhe rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, që të mos përdoret uji për pije (ose të vlohet uji në rast të përdorimit për pije), derisa organet kompetente të bëjnë analizat dhe të vlerësojnë nivelin e ndotjes së ujit.
4. Po ashtu, u bëhet thirrje të gjithë personave që kanë pësuar dëme, para se të fillojnë me sanimin e gjendjes, të bëjnë fotografi dhe video të cilat do t’u shërbejnë si dëshmi Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve.
5. Qytetarët të cilëve u ka ka depërtuar uji në dhoma, bodrume etj., dhe të cilët nuk kanë mundësi që ta nxjerin ujin jashtë, luten që ta thirrin Shërbimin e Zjarrfikësve për t’u dalë në ndihmë (Tel: 049 773 777).

Asnjë koment

Comments are closed.