Kryetari i Dragashit: Vërshimet shkaktuan shumë dëme, do të kërkojmë ndihmë për kompensim
Pas reshjeve të shumta të shiut, disa prej lumenjve dhe prrockave që kalojnë neper fshatrat e komunës së Dragashit kanë dalur nga shtrati dhe kanë shkaktuar vërshime në disa prej tyre. Dëmet janë të konsiderueshme e fshatrat më të prekura janë fshati Zaplluxhe, Blaq dhe Bresanë.
Kryetari i Dragashit Shaban Shabani tha se sot në mëngjes ai me një pjesë të stafit komunal kanë vizituar fshatrat e prekura dhe konstaton se dëmet janë shumë të mëdha.
Drejtori për Shërbime dhe Emergjenca, Damir Halilaj tha se nesër një komision komunal do dal që të rishikoj dëmtimet e do kontrolloj gjendjen në secilën pjesë, ndërsa sipas kryetarit Shabani komuna do kërkoj ndihmë edhe nga niveli qendror për sanimin e dëmeve që do filloj menjëherë në disa faza.
“Dëmet janë shumë të mëdha dhe komuna jonë nuk ka kapacitet për ti mbuluar të gjitha, andaj ne si komunë do kërkojmë edhe ndihma nga qeveria e Republikës së Kosovës që ti kompensojmë sado pak dëmet.
Menagjimi i kësaj situate do filloj në disa faza, ku faza e parë është rregullimi i urave dhe zhbllokimi i prrockave pasi që pritet edhe valë e dyt e reshjeve të cilat mund të shkaktojnë të njëjtën katastrof, ndersa më pas do vazhdohet edhe me rregullimin e kanalizimeve e rrugëve të dëmtuara.”
Për fund kryetari shpreh keqardhje për komunitetin si dhe falënderon gjitha institucionet komunale që ndihmuan qytetarët natën e mbrëmshme.
“Unë personalisht edhe në emër të komunës ndjej keqardhje dhe do mundohemi të jemi pran banoreve që u preken nga këto vërshime, poashtu falënderoj edhe policin e zjarrfikësit e komunës të cilët u angazhuan natën e mbrëmshme edhe pse nuk kishin mundësi të ndihmonin shumë”, përfundoi ai.