24-11-2024

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, priti veprimtarë nga Zvicra

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, një herësh deputeti Kuvendit, Driton Selmanaj,  me bashkëpunëtorët e tij, priti për vizitë veprimtarët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

Në takim ishte kryetari i nëndegës së LDK-së në Burgdorf dhe anëtari i Kryesisë së Degës “Qendra” në Zvicërr, si dhe z. Ali Basha dhe Halit Latifi anëtarë të kryesisë së nëndegës në Burgdorf.

“Në takim me bashkatdhetarët u biseduan shumë çështje në të cilët po kalon vendi ynë, si dhe nevojën për angazhimin e madh për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 që Lidhja Demokratike e Kosovës të dalë fituese”, shkroi Selmanaj.

Asnjë koment

Comments are closed.