Kryetari i LVV në Prizren, Artan Abrashi kritika të shumta ndaj qeverisë lokale
Të premten, kryetari i Qendrës së LVV në Prizren, në konferencën e fundit për këtë vit, ka kritikuar pushtetin komunal për keqqeverisje me komunën. Para pjesëtarëve të medieve, kryetari i Qendrës së LVV në Prizren, Artan Abrashi, tha se qeveria lokale në Prizren, përkundër vetëlëvdatave për punë të mirë në këtë komunë gjatë vitit 2023, ka ndodhur e kundërta, pasi është shquar për keqqeverisje dhe korrupsion.
Ai gjithashtu ka thënë se qeveria qendrore gjatë këtij viti në komunën e Prizrenit ka investuar mbi 50 milionë euro në projekte të ndryshme, duke i quajtur të pa baza deklaratat e drejtuesve të pushtetit lokal për mungesë të investimeve në këtë komunë.
Në fund, kryetari i LVV në Prizren, Artan Abrashi, ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e festave të fundvitit./tv pz