19-04-2024

Kryetari i Rahovecit: Pacienti i ri me koronavirus kishte transportuar vjehrrën e infektuar

Në Komunën e Rahovecit sonte është regjistruar edhe një rast i ri me koronavirus.

Kryetari Smajl Latifi ka thënë se personi në fjalë është një qytetar që ka transportuar vjehrrën e vet në repartin e dializës në Prizren.

Ai ka treguar se vjehrra e pacientit të ri të infektuar ka qenë e prekur me COVID-19.

“Të gjithë familjarët e tjerë kanë rezultuar negativ, por këtij personi që ka pasur kontakt me vjehrrën e prekur nga COVID-19”, ka thënë ai në Rtv Dukagjini.

Latifi thotë se kontaktet tjera në Rahovec janë testuar por tash ka mundësi që të dalë ndonjë kontakt i rastit të fundit.

I pari i Rahovecit thotë se në Rahovec janë 22 raste aktive me coronavirus ndërsa dy të tjerë janë shëruar, përcjell Telegrafi.

“Besoj se jemi duke shkuar nga fundi dhe qytetarët e Rahovecit i kanë respektuar mirë masat”, tha ndër të tjera Smajl Latifi.

Asnjë koment

Comments are closed.