19-05-2024

Ku ndodhet vendi “Lupishtë” i inspektoratit në Prizren?!

Inspektorati i Komunës së Prizrenit, ka njoftuar për gjobitjen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për shkak të mosrespektimit të masave anti-Covid, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Në dëshminë e fletëgjobës, të cilën përmes një postimi në Facebook e ka publikuar Edon Muçaj, drejtor i Inspektoratit në Prizren, shihet se tek rubrika Vendi i kunërvajtjes tek PDK, shkruan Lup..shtë.

Këtu, pos që ka një gabim të përmirësuar, po ashtu nuk dihet se ku ndodhet ky lokacion, të cilin e “paska zbuluar” inspektorati prizrenas.

Nga kërkimet e vendbanimeve zyrtare të Komunës së Prizrenit, por edhe ato në internet nuk del asnjë e dhënë për një vendbanim të tillë.

Në fakt, PDK në njoftimin e saj bënte të ditur se tubimi mbahet në restorantin ‘Rexos’ në Lubizhdë.

Nëse vërtetohet se shkrimi në fletëgjobë është gabim, atëherë në këtë rast,  shtrohet pyetja, a duhet vënë gjobë edhe inspektorit për deformim të emrit të vendbanimit të komunës prej nga ai paguhet. /GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.