25-11-2024

Ku po qëndron Kadri Veseli pas vizitës në spitalin e Mitrovicës

Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është liruar për vizitë nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte. Ish-kryeparlamentari ka takuar vetëm babanë e tij të sëmurë. Nuk ka vizituar shtëpinë në Mitrovicë e as banesën në Prishtinë.

Brenda kësaj dhome në Spitalin e Mitrovicës po trajtohet babai i Kadri Veselit.

Ky i fundit, këtu po merr trajtim që disa ditë pas një sulmi që mori në tru.

E për t’u kujdesur për gjendjen e tij, gjatë të hënës po vinin vazhdimisht familjarë e vizitorë.

Një ndër ta edhe vëllau dhe djali i Kadri Veselit.

E një ditë më parë, nga Haga në spitalin e Mitrovicës erdhi Kadri Veseli.

Pa asnjë paralajmërim, ish kryetari i PDK-së, u lirua nga Gjykata Speciale për të vizituar babain e tij.

Por ardhja në Kosovë e Veselit ka kufizime të mëdha.

Ky i fundit në çdo hap po shoqërohet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it.

Ndërkaq, të dielën kur erdhi ta takoj babanë e tij, nga dhoma u detyruan të dalin të giithë.

Dëshmitarët që u gjenden në ato momente aty përshkruan situatën për Televizionin.

Ndërkaq, një infermiere e një reparti tjetër tregoi se vizita e Veselit i befasoi stafin.

Ajo foli edhe për gjendjen e babait të tij i cili po merr tretman mjekësor.

Njëjte tha edhe kryeinfermieri i Klinikës së  Neurologjisë, i cili gjatë ditës publikoi edhe një fotografi me babain e Veselit.

Por, për vizitën e ish-kryeparlamentarit refuzoi të jep komete vëllai i tij.

Televizioni ka qëndruar edhe tek shtëpia e familjarëve të Veselit në Mitrovicë.

Fqinjët thonë se tek shtëpia e familjarëve, gjatë të dielës e as të hënën, nuk janë parë prezent vetura të Eulexit, e as Veseli.

Megjithatë T7 me burime mëson se Kadri Veseli pas vizitës është dërguar tek zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Ai nuk është lejuar të vizitojë shtëpinë e tij në Mitrovicë, e as banesën e tij në Prishtinë.

Ndërkaq, për vizitën e tij sipas burimeve të Televizionit, nuk kanë qenë të informuar as anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, e as familjarët pasi gjatë vizitës në spital, brenda kishte rastisur vetëm një familjar që doli të jetë nipi i Veselit.

Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është liruar dje për vizitë nga Haga, pasi babai i tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. /Gazeta Express

Asnjë koment

Comments are closed.