23-11-2024

Kujdes, pamje të rënda/Serbi pret në fyt serbin, pamje +18

Një serb e pret në fyt bashkëvendësin e tij në ballkon të një ndërtese në pushimoren e njohur spanjoll Costa del Sol para kalimtarëve të shokuar.

Siç pretendojnë mediet lokale, një shtetas serb për pak e vret bashkëvendësin e tij në ballkon të një ndërtese derisa skenën e tmerrshme e shikonte një numër i madh i turistëve të tmerruar.

Policia arriti shpejtë në ndërtesë në portin Duges.

“Në një moment dëgjova se diçka po ndodhte dhe pash se si njerëzit vrapojnë kah bari i afërt. Bërtitnin se një burrë ka thikë, dhe kur të gjithë shikuan lartë, kanë parë se një burrë i përgjakur ishte i lidhur në ballkon”, ka thënë një dëshmitar.

Një çift britanik i cili banonte në ndërtesë të njëjtë e ka lajmëruar policinë dhe Gardës Civile i ka dhënë çelësat e apartamentit.

Kështu njësitet speciale kanë hyrë në banesë ku ishte sulmuesi. Policët tentuan ta qetësojnë burrin, dhe derisa njëri bisedonte me të, tjetri e sulmoi dhe e çarmatosi.

Skenat shokuese i tmerruan turistët.

“Gjithçka kishte mundur të përfundoj tragjikisht. Kur e pash burrin me fytyrë të mbuluar, mendova se do ta vrasë”, ka thënë Phillip Day, një britanik i cili jeton në Spanjë.

Një grua, e cila punon në atë rajon, thotë se viktimën e kishte parë edhe më herët dhe se i dukej “një njeri i mirë”. Për momentin nuk dihet shkalla e lëndimeve të tij, i cili gjendet në spital.

“Burri me thikë dukej si maniak, kur e tërhiqte policia, ai qeshej dhe iu bënte me sy njerëzve… Ishte shumë e çuditshme”, ka thënë një tjetër dëshmitar okular./io

Asnjë koment

Comments are closed.