27-07-2024

Arrestime për narkotikë në pikëkalimin e Vërmicës

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të kapjes dhe sekuestrimit me substanca narkortike në fshatin Vërmicë të Prizrenit.

Rasti i parë ka ndodhur rreth ores 20:00 të mbrëmjës, ku një i dyshuar pas kontrollit të policisë i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 3.51 gram.

Sipas Policisë, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti tjetër ka ndodhur pas mesantës, ku një personit të dyshuar, policia ka arritur t’ia sekuestrojë 7.55 gram narkotikë të llojit marihuanë, një grinder dhe një pako me rizlla.
Siç ka njoftuar policia, i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.