09-12-2024

LDK arrin pajtim, ja kush është kandidat konsensual për kryetar të partisë

Pas një mbledhje tri orëshe LDK ka vendosur që Isa Mustafa të kandidojë përsëri në pozitën e të parit, mëson Gazeta Express nga burime brenda mbledhjes së kryesisë.

Që nga ora 10:00 e mëngjesit, Isa Mustafa është duke mbajtur mbledhje me anëtar e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Mbledhja që u thirr për sot, u tha se ishte vazhdim i diskutimeve për të vendosur lidhur me një kandidat konsensual që do të zgjedhë LDK në Kuvendin Zgjedhorë, e që do të mbajë pozitën e të parin për katër vitet e ardhshme.

Kryesia e LDK-së është duke vazhduar ende mbledhjen derisa Express ka mësuar se është arritur në darkordim që Mustafa të kandidojë nesër për të parin e partisë.

Mustafa pas takimit me kryesinë do të takohet edhe me kryetarët e degëve./GazetaExpress

Asnjë koment

Comments are closed.