27-07-2024

Dënohet me burgim arkëtarja që përvetësoi para në Rahovec

Ajo kishte përvetësuar 14.200 euro dhe pagesat e ratave të kredive të 40 klientëve në vlerë prej 9777 mijë euro.

“E pandehura M. Sh. është shpallur fajtore dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muaj dhe dënim me gjobë, në shumën prej një mije (1000) euro, i cili dënim do të paguhet në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Gjithashtu, e pandehura M. Sh., obligohet që palës së dëmtuar, Institucionin mikrofinanciar “F.” t’ia kompensoj dëmin në shumën prej njëzet e tre mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e shtatë (23.977,60) euro pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në komunikatë.

“E pandehura është obliguar që të paguaj shpenzimet procedurale në shumën prej pesëdhjetë (50) euro, shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej njëzet e pesë (50) euro si dhe shumën prej pesëdhjetë (50) euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit”,njofton Klan Kosova.

“Gjatë shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar kundër të pandehurës M. Sh., gjykata ka ardhur në përfundim se në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike e pandehura, nga janari i vitit 2018 deri në qershor të vitit të njëjte, në cilësinë e personit zyrtar si arkëtare në Institucionin mikrofinanciar “F.”, në Degën në Rahovec, ka marr shumën e të hollave prej katërmbëdhjetë mije e dyqind (14,200.00) euro, e po ashtu ka përvetësuar pagesat e ratave të kredive të 40 klientëve në shumë prej nëntë mijë e shtatëdhjetë e shtatë euro (9.777,50) euro dhe të njëjtat pagesa nuk i ka regjistruar dhe nuk i ka futur në arkë”

Asnjë koment

Comments are closed.