13-12-2024

Aktakuzë ndaj ish-drejtorit për Shërbime Publike në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren-Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër H.H., në cilësinë e ish – Drejtorit të Shërbimeve Publike pranë Komunës së Prizrenit, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari H.H., në periudhën kohore janar të vitit 2015 deri në dhjetor të vitit 2016, në cilësinë e Drejtorit të Shërbimeve Publike pranë Komunës së Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij  zyrtare duke keqpërdorë pasurinë publike me qëllim që të përfitoi çfarëdo dobie për persona tjerë juridik TV Opinion dhe TV Besa, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj.

Në kumtësn e PTH-së, thuhet se H. H pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive si dhe Rregulloren e Thesarit, lidh kontrata për emitimin e spoteve reklamuese për nevojat e Drejtorisë Shërbimeve Publike të Komunës së Prizrenit, ku vlera totale e kontratave me TV Opinion dhe TV Besa arrinë shumën 7.000 € (shtatë mijë euro).

“Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri H.H., ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cilat i vihet në barrë”, thuhet në kumtesën e PTH-së në Prizren. / GazetaePrizrenit.net /

 

Asnjë koment

Comments are closed.