26-09-2020

Kulla e Mushtishtit, një nga 8 vendbanimet e lashta ilire

Shtrihet rrëzë malit të Sharrit dhe është një ndër fshatrat më të mëdhenj të Kosovës.

Bëhet fjalë për Mushtishtin, nëpër të cilin kalojnë dy lumenj, që në bazë të gurëve në shtratin e tyre, e kanë marrë edhe emrin, Lumi i bardhë dhe Lumi i Zi.

Pos kësaj, në rajonin e  Suharekës datojnë vende nga parahistoria, e dëshmitarë për këtë janë banorët e gjetjet e gërmadhave të shumta të cilat gjenden nëpër lokalitete të ndryshme të kësaj komune.

Ndryshe, mësuesi i fshatit Demush Tahiri i cili njëkohësisht është edhe një adhurues  i alpinizmit, ka bërë disa zbulime mjaft interesante, në vendin e ashtuquajtur “Kulla”, transmeton TV.

Asnjë koment

Comments are closed.