Në prag të përvjetorit të katër të vdekjes së Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje që u gjet i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, nga LVV’ja kanë kërkuar drejtësi për rastin.
Përmes një video mesazhi nga Vetëvendosje kanë thënë se janë bërë një javë prej kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falur e ka lehtësuar dënimin e personave që ishin të dënuar për vepra të rënda penale.
Në partinë Albin Kurtit kanë kërkuar që të bëhet publike arsyetimi i faljes dhe procesi.
“Është e rëndësisë jetike të bëhet publike procesi dhe arsyetimi i faljes së rastit në fjalë që mbase edhe do të ndihmonte në sqarimin e rrethanave të vrasjes së Astritit. Drejtësia për Astritin është drejtësi për gjithë shoqërinë”, thuhet në këtë reagim./GazetaExpress/