23-11-2024

Kundër tarifës së re në rrugën e Kombit, paralajmërohen sërish protesta

Qeveria prezantoi një ditë më parë paketën e negociuar për taksën në Rrugën e Kombit, e ndryshme për automjetet e vogla, autobusët dhe me lehtësira për banorët e Kukësit, por pritet të ketë sërish protesta.

Grupi organizator i protestës nuk pranon tarifat e reja dhe kërkon që taksa e kalimit të bëhet zero. Sipas tyre, skema në fjalë nuk është diskutuar me grupet e interesit.

“Skema vjen si rezultat i gjykimit të njëanshëm pa diskutime paraprake me grupet e interesit dhe pa konsideruar mendimet dhe propozimet e tyre. Kjo skemë nuk e konsideron taksën si të pa drejtë por thjesht kamuflon mënyrën e pagesës. Komisioni i qëndron kërkesës fillestare për taksën zero. Në rast të mos marrjes në konsideron te peticionit të këshilltarëve të tre bashkive dhe kërkesave të komisionit të protestës do protestojmë si e vetmja alternativë”,- thuhet në një deklaratë të tyre, siç mëson “Balkanweb”.

Çfarë sugjeron policia

Tarifimi i automjeteve të banorëve të Qarkut të Kukësit

Tarifë prej 100 lekë me TVSH për 1 kalim për të gjithë automjetet e regjistruara në Qarkun Kukës;

Tarifa e reduktuar do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për tu përdorur brenda periudhës 1 mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime;

Përdoruesit e Qarkut Kukës do të para blejnë në mënyrë të përshkallëzuar deri në 44 kalime me këtë tarifë të reduktuar;

Kjo skemë tarifore do të aplikohet për klasën e automjeteve A dhe B për përdorim vetjak, të regjistruara në Qarkun Kukës;

Për automjetet e cilësuara më lart, të regjistruara në Qarkun e Kukësit, do të marrin falas pajisjen elektronike Telepass dhe përmes saj do bëjnë rimbushjen e vlerës së kalimeve mujore sipas nevojës;

Tarifimi i autobusëve të linjës

Janë identifikuar 11 Linja të licencuara autobusësh që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit;

Për të eliminuar efektin e tarifës në koston e udhëtimit të banorëve të Qarkut Kukës, këto linja do përfshihen në skemën preferenciale;

Këto mjete do të kenë tarifë Kalimi prej 100 lekë me T.V.SH për 1 kalim;

Tarifimi i përdoruesve të shpeshtë të rrugës pavarësisht vendosjes së tyre (kryesisht bizneset nga Shqipëria dhe Kosova)

Nga 20 deri në 30 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 10%;

Mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 20%;

Mbi 50 deri në 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30%;

Mbi 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 40%

 

Asnjë koment

Comments are closed.