24-11-2024

Kur do ta kenë filloristët prizrenas shujtën e premtuar?

Njëri nga premtimet e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në fushën e arsimit ka qenë ai për sigurimin e një shujte ushqimore, të shoqëruar  me qumësht falas për nxënësit e nivelit fillor, deri në klasën e pestë.

Por, derisa në fillim të vitit të ri shkollor kanë mbetur edhe 3 muaj, Haskuka ende nuk e ka të qartë nëse premtimi do të përmbushet apo jo këtë vit.

Ai ka deklaruar në TV Prizren se po analizohen mundësitë buxhetore. “Në fillim isha shumë optimist, por për shkak të borxheve, pak kam skepticizëm”, ka thënë ai, duke sqaruar se  kjo do të kuptohet me rishikimin e buxhetit,  në qershor . Sipas kryetarit, nëse shujta nuk sigurohet në shtator,  atëherë kjo do të nisë më së largu në janarin e vitit  2019.

Asnjë koment

Comments are closed.