23-11-2024

Kurti: Datën për formimin e qeverisë ma përcakton LDK-ja, jo presidenti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë ka thënë se datën për krijimin e qeverisë e përcakton LDK-ja dhe jo presidenti.

Ai ka thënë se takimet me LDK-në do të ndodhin dhe do të ketë konsultime, transmeton KTV.

“Presidenti e ka përcaktuar datën e seancës konstituive për 26 dhjetor kur ne ishim aty dhe në kohë rekord e konstituam Kuvendin. Presidenti përcakton datën e konstituimin të kuvendit dhe jo formimit qeverisë, formimin e qeverise e përcakton dikush e jo presidentin. Mua datën ma përcakton LDK, nuk bënë të ketë keqkuptime. Takimet do të ndodhin dhe do të ketë konsultime. Ndërkohë po i intensifikojmë bisedimet”, ka thënë ai.

Kurti thotë se ajo që i pret vitin e ardhshëm është krijimi i koalicionit për të qeverisur me vendin.

Ai thotë se VV-ja u tregua shumë gjeneroze duke ia ofruar LDK-së njërin nga postet që qytetarët ua dhanë atyre, por se të njëjtit e refuzuan, transmeton KTV.

“Në janar kemi përpara arritjen e marrëveshjes me LDK-në. 80 ditë nuk mjaftuan për ta arritur marrëveshjen që kërkohej sepse kishte kërkesa përtej mandatit. Ne kemi marrë mesazh të qartë në zgjedhje, që opozita e djeshme të jetë pozita e ardhshme. Ne si lëvizje jemi munduar të reflektojmë në këtë mesazh. Ne kemi ofruar njërin nga dy postet që qytetarët na ofruan neve. E ofruam pozitën e kryeparlamentarit por ajo u refuzua”, ka thënë ai

Kurti shton se më 26 dhjetor në konstituimin e Kuvendit i zgjodhën organet e reja të kryesisë së Kuvendit.

“Unë pres që pas konstituimit të Kuvendit të fokusohemi në bërjen e koalicionit qeverisës sepse pengesat e panevojshme nuk i duam. Ne nuk do të ishim VV nëse nuk punojmë e kërkojmë ashtu siç duan qytetarët. Kohë për të humbur nuk kemi sepse s’kemi ekonomi të zhvilluar, nuk kemi shërbime të mira shëndetësore dhe pothuajse të gjithë sektorëve iu duhet ndërhyrje”, ka thënë ai.

Sipas tij, edhe ky vit u karakterizua me vendime të dëmshme dhe shpenzime të pakontrolluar.

Asnjë koment

Comments are closed.