24-04-2024

Kurti: Do të rrisim investimet në edukim për 160 milionë euro që të kthejmë cilësinë në shkolla

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se qyteti i Suharekës duhet të ketë ujë të pijshëm, rrugë të sigurta, kanalizim funksional, ndriçim të plotë, parqe dhe sheshe  të pastra.

Ai këtë e tha në tubimin e që patën në këtë qytet, duke përmendur edhe njëherë grantin e katërt nga plani qeverisës i VV-së.

“Ne do të ndajmë grantin 4 për komunat, në vlerë të 600 milionë eurove, nga ky grant do të szhvilohet infrastruktura anembanë Kosovës edhe ne Suharekë”.

“Edukimi është çelësi i suksesit dhe i progresit si për individin ashtu edhe për shoqërinë. Sot çdo i dyti në Kosovë është i papunë, sepse kemi një ekonomi që nuk punëson dhe nuk prodhon. Sot kemi edhe një sistem të edukimit që nuk funksionon, ne do ta lidhim edukimin me kërkesat e tregut në mënyrë që secili që merr një diplomë universiteti e siguron edhe një vend pune në profesion”.

“Prandaj do të rrisim investimet në edukim 160 milionë euro që të kthejmë cilësinë në shkolla, dinjitetin tek mësuesi dhe vlerën tek diploma.Erdhi dita për arsim cilësor që siguron edhe diploma dhe mirëqenie cilësore”.

Kurti më tej deklaroi se VV-ja do të kriojë bankën zhvillimore nëse do të jenë në qeveri.

“Erdhi dita sepse erdhi drita.  Qeveria jonë dhe e juaja do të krijojë bankën zhvillimore që të investojë në industrinë prodhuese, përpunuese që të rrisim eksportin e kështu mërgata e Suharekës nuk ka nevojë të financojë më familjet për mbijetesë, sepse për këtë do të kujdeset shteti”.

“Të rinjtë e Therandës nuk kanë nevojë të lidhin besën me partinë por kanë nevojë të lidhin me kontratën e punës me kompaninë, erdhi dita punësimit dhe e zhvillimit. Ne do ta ndalim trendin e ikjes, ne do të ofrojmë punësim për një anëtarë të familjes. Do të heqim tatimin për të ardhurat deri në 300 euro”, ka shtuar Kurti ndër tjerash.

Asnjë koment

Comments are closed.