27-11-2024

Kurti e bën këshilltar një njeri që praktikon islamin

Kryeministri Albin Kurti, ka emëruar sot Durim Berishën si këshilltar të jashtëm politik.

Sipas njoftimit, Berisha bart titullin Doktor Shkence në fushën e Juridikut, me profil në Ligjin Kushtetues, Kushtetues Krahasues, Kushtetues të Drejtësisë dhe Teorisë pranë Heinrich Heine University në Düsseldorf të Gjermanisë.

Përveç, përgatitjeve akademike dhe aftësive në sport luftarak, Berisha njihet edhe si praktikues i devotshëm i islamit.

Kjo vërehet edhe në disa fotografi që ai herë pas herë ka shpërndarë në facebook.

Në një fotografi, shihet se ai në vitin 2018 ka vizituar edhe vendin e shenjtë mysliman, Meken dhe Medinën.

“Ai ka një përvojë pune të zhvilluar si në ligjërim e akademi ashtu edhe në disa prej institucioneve të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare që merren me këshilla ligjore dhe sundim të ligjit.  Kryeministri Kurti i uroi Berishës suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu bindjen se përvoja dhe ekspertiza e tij do të jenë një ndihmesë e madhe për punët që e presin ekzekutivin drejt shtetndërtimit demokratik dhe sundimit të ligjit në vend”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë që njofton për angazhimin e Durim Berishës në kabinetin e Kryeministrit Kurti./insajderi

Asnjë koment

Comments are closed.