24-11-2024

Kurti futet në vetizolim, dyshohet se mund të jetë i infektuar me koronavirus

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është futur në vetizolim dhe këtë gjë e bëri të ditur vetë ai.

Kurti tha se pati kontakt me një zyrtar të ministrisë së Integrimeve Evropiane, i cili pati kontakt të ngushtë me një personat që rezultoi pozitiv me COVDI-19, raporton Indeksonline.

 

Kurti ndër të tjerash tha se sot është dita e parë kur nuk ka dalë në punë në Kryeministri dhe se do t’i kryejë detyra nga largësia me përkushtimin e njëjtë, derisa do të jetë në vetizolim në banesën e tij.

 

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.

Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE.

Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë.

Asnjë koment

Comments are closed.