Kurti i përgjigjet Vuçiqit me një videopërmbledhje nga veriu
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video ku shihen pamje të kryeministrit Albin Kurti, në veri.
“Ndryshimet e mëdha fillojnë me guxim. Qytetarët e Republikës tonë dhe qeveria e tyre kanë treguar guxim dhe përkushtim, kanë treguar se si bashkë arrihet dhe fitohet ajo që synojmë e që është e domosdoshme për të gjithë” thuhet në mbishkrimin e postimit.
Publikimi i kësaj videoje vjen pak orë pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi se shteti serb nuk ka marrë vendim për okupimin e Kosovës, pasi tha se ekspertët juridikë kanë qenë kundër.
“Nuk guxojmë të ju japim atyre statusin e forcave legale të armatosura. Nuk do t’u japim kurrfarë legalitetit ligjor e as legjitimitet sepse nuk e kanë”, ka thënë Vuçiqi.