19-04-2024

Kurti-Jasharaj, marrëveshja afër? Zbulohen 3 kërkesat e SBASHK-ut

Tani që kemi hyrë në javën e katërt të shtatorit greva në arsim ende po vazhdon. Të dyja palët si SBASHK’u ashtu edhe Qeveria e Kosovës nuk po lëvizin nga qëndrimet e tyre. Gazeta Metro ka kuptuar se SBASHK’u tani do t’i drejtohet ekzekutivit me tre kërkesa.

Në një takim të mbajtur sot të sindikalistëve me Kryetarin e tyre, Rrahman Jasharaj si dhe me Këshillin Grevist të SBASHK’ut thuhet se janë informuar për rrjedhjen e grevës gjatë ditës së sotme.

Në këtë takim sindikalistët janë njoftuar se BSPK u është drejtuar me shkresë Avokatit të Popullit, Naim Çelaj, dhe është vendosur se edhe SBASHK t’i drejtohet nëse janë të përfshira këto tre kërkesa.

Sipas burimeve të Gazeta Metro kërkesa e parë thuhet se është rritja e pagës për 9.5 përqind (%) nga shtatori 2022 dhe shtesa prej 50 Euro nga paketa Ekonomike e publikuar nga Qeveria më 3 shtator 2022 për periudhën shtator-dhjetor 2022, kurse nga janari 2023 rritja e pagës për aq përqindje (%) sa është rritjen ekonomike e vitit 2022 si dhe shkallën e inflacionit e vitit 2022.

Të merren parasysh vërejtjet e sindikatave të dhëna gjatë diskutimit publik në Ligjin e Pagave si dhe në ligjin e zyrtarëve publik.

Kërkesa e dytë është Ligji i skemave pensional të financuara nga shteti të bëhet plotësim ndryshimi i tij duke eliminuar kërkesën e 15 viteve si kontribut dhënës para vitit 1990 gjegjësisht 1999 për arsimin deri në fund të nëntorit 2022.

Dhe, e fundit sipas burimeve të Gazeta Metro është se deri në fund të vitit 2022 të miratohet plotësim ndryshimi i ligjit të sigurimeve shëndetësore ose në të kundërtën të fillon zbatimi i ligjit aktual të sigurimeve shëndetësore nga janari i vitit 2022.

Këto kërkesat që SBASHK do të kërkojë nga marrëveshja eventuale me Qeverinë dhe me ndërmjetësimin e Avokatit të Popullit apo edhe nga takimi që do të ketë Drejtoresha e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Europë, Susan Flocken që thuhet se do ta zhvillojë të mërkurën pasdite me Albin Kurtin.

Kujtojmë se në takimin rreth dy orësh pak ditë më parë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kreut të SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj nuk ishte arritur asgjë. Ndërsa, tani këto do të jenë kërkesat e SBASHK për të filluar procesi mësimor në të gjitha shkollat e vendit tonë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.