24-11-2024

Kurti: Parku Inovativ në Prizren, hap drejt transforimit të ekonomisë

U inaugurua parku për inovacione dhe trajnim në Prizren.I shoqëruar nga ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, ministrja e ekonomisë, Rozeta Hajdari si dhe zv.ministri i Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se inagurimi i këtij parku është hap i madh për zhvillimin e teknologjisë informative në vend. Kurti uroj që ky park të jetë shembull për projekte të tjera.

“Sot të gjithë jemi mbledhur për inaugurimin parkut trajnues në Prizren. Jam i lumtur pavarësisht situatës që ka sjell pandemia. Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Gjermanisë ka një lidhje të gjatë. Po hedhim një hap të madh duke u orientuar në teknologji informative. Kemi Prizrenin me një traditë të lashtë, tani po e sjellim një risi të rinjve. Kemi besim të plotë nën menaxhimi nga GIZ-i. Parku paraqet një projekt të rëndësisë së madhe, andaj kemi bashkëfinancim, 11.9 milionë euro e cila është në negocim e sipër”.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt deklaroi se ndihet i lumtur dhe krenar që një projekt informativ i rëndësishëm për të rinjtë e Kosovës po realizohet. Ai theksoi se nga këtu do dalin të rinj të profesionalizuar dhe me mundësi punësimi, pasi siç tha ai në Kosovë sfida më e madhe mbetet punësimi. Mes tjerash, Heldt potencoi se ky projekt do të ndikojë edhe në ekonominë kosovare.

“Ky projekt do të thotë se është mundësi e mirë për të rinjtë dhe ekonominë kosovare. Trajnimet janë të gatshme ne jemi gati të operojmë”.“Ne kemi bashkëpunuat për vite me Kosovën, por ky bashkëpunim do të thotë shumë për vendin. Jam i lumtur që bashkëpunimi mes dy vendeve u realizua edhe në një projekt informative”.

“Sfida më e madhe është të punosh në Kosovë, tani ne mund të fillojmë të punojmë në trajnime përmes uebsite. Për te gjithë njerëzit që do të punojmë këtu do të bëhen e ardhmja e këtij vendi, jam i lumtur dhe krenar që më në fund përfunduam operimin”.

Ditë më parë, qeveria mori vendim që sipërfaqja prej 40 hektarësh, ku dikur ishin kazermat e KFOR-it gjerman, tani t’i kalojë në shfrytëzim shoqatës “ITP Prizren”, e cila do ta zhvillojë Parkun gjermano-kosovar të Trajnimit dhe Inovacionit.Parku do të punojë për zhvillimin ekonomik, ndërmarrësinë, arsimin dhe hulumtimin. Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet shkencave të aplikuara, teknologjisë, bujqësisë, mjedisit, krijimtarisë e kulturës.

Asnjë koment

Comments are closed.