Kurti: Pas një udhëtimi në Beograd, Grenelli e braktisi qendrimin që Serbia ta ndalë fushatën kundër Kosovës
Kryeminstri në detyrë, Albin Kurti në një intervistë në Opinion tha se Richard Grenell ishte i mendimit që Kosova të heqë taksen 100% ndaj Serbisë, ndërsa Serbia ta ndalë fushatën e saj kundër Kosovës, por këtë të fundit e braktisi pas një udhëtimi në Beograd.
“Kam pasur komunikim intenziv me të. Ai ka pasur qëndrim qe Kosova duhet me hek taksen 100% e Serbia me pushu fushatën e saj së çnjohjes së Pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Këtë të dytën e braktisi pas një udhëtimi në Beograd”, tha Kurti.
“Unë kam vazhduar të komunikoj me të në menyre pozitive , por s’mund te pranoj qe Kosova te mos ndertojë marrëdhënie reciproke me Serbinë”, shtoi ai./Indeksonline