Kush do ta besonte që “Sulltanesha Hyrrem” argëtohet me këngën “Toto” të Noizyt
Kënga “Toto”, e kënduar nga reperi Noizy dhe Raf Camora tashmë numëron mbi 35 milionë klikime në platformën “youtube”, duke u bërë kështu ndër hitet më të dëgjuara gjatë kësaj vere si në trojet shqiptare ashtu edhe jashtë saj, shkruan “Zëri.info”.
Rasti i fundit ishte në Turqi atje ku aktorja e njohur turke Meyrem Uzerli e njohur më mirë për rolin e saj në serialin “Sulltani i Madhërishëm”, në pozitën e Sulltaneshës Hyrrem, ka publikuar një video ku shihet së bashku me vajzën e saj duke u argëtuar me këtë këngë.
Këngëtarja siç duket e ka pëlqyer mjaft shumë këtë këngë pasi që video e ka përcjell edhe me një zemër.
Ky bashkëpunim i reperit shqiptar Noizy konsiderohet si njëri ndër hitet më të mëdha të tij. /ZËRI