26-04-2024

Kush e fotografoi Ronaldon me Messin, duke luajtur shah?

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë, pa dyshim, një nga rivalitetet më të mëdha në historinë e futbollit.

Dhe të dy ata tronditën botën të shtunën, më 19 nëntor, një ditë para fillimit të Kupës së Botës 2022, duke ndarë një foto të tyre së bashku për një fushatë të Louis Vuitton.

Dy legjendat u fotografuan të ulur ndërsa luanin shah. Imazhi është pjesë e fushatës së markës, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa ata kanë ndarë shumë momente brenda dhe jashtë fushës dhe kanë treguar gjithmonë respekt për njëri-tjetrin, është hera e parë që ata ndajnë një fushatë. Pra, këtu, shikoni se kush ishte fotografi pas fotografisw ikonike.

Kush e fotografoi Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon për Louis Vuitton?

Fytyra pas kamerës për këtë fushatë ishte e vetmja Annie Leibovitz, e cila është një nga fotografet më të njohura në botë. Ajo njihet kryesisht për portretet e saj, të cilat zakonisht janë të personazheve të famshëm.

Leibowitz ka qenë pas shumicës së fotove ikonike në kulturën pop, si kopertina e John lENON dhe Yoko Ono për Rolling Stone në 1981, kopertinat e albumit të Bruce Springsteen për “Born In The USA” dhe “Tunnel of Love”, Vanity e Miley Cyrus.

Ajo me aparatin e saj ka kapur shumë të famshëm, politikanë dhe figura të rëndësishme si Mbretëresha Elizabeth II, Barack Obama, Lady Gaga, Kim Kardashian etj. Duke folur për sportin, ajo fotografoi edhe Serena Williams gjatë shtatzënisë në vitin 2017 për Vanity Fair.

Asnjë koment

Comments are closed.