Mancini shpalli favoritin kryesor për Kupën e Botës 2022

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini tregoi se cila skuadër, sipas tij, ka shanset më të mira për të fituar Kupën e Botës 2022.

“Ka mjaft skuadra të forta në Kupën e Botës. Megjithatë, nëse duhet veçuar një, atëherë do të emërtoj Argjentinën. E kuptova se çfarë janë të aftë në një duel kundër nesh”, thotë trajnei italian.

Kujtojmë se Argjentina mundi 3-0 Italinë verën e kaluar.

Në Botëror, Albiceleste do të luajë në Grupin C, ku kundërshtarë do të jenë Polonia, Meksika dhe Arabia Saudite.

Kupa e Botës do të mbahet nga data 20 nëntor deri më 18 dhjetor. /abcnews.al/