26-11-2024

Kush është i dënuari për vrasje nga Prizreni, që presidenti i fali një vit dënim

Granit Paçarizit të cilit presidenti i vendit, Hashim Thaçi i fali një vit nga dënimi i tij, për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”.

Rasti i Paçarizit kishte të bënte me një përleshje në korrik të vitit 2013, në ëmbëltoren, “Te Jupa” në Prizren. Për këtë përleshje Paçarizi ishtë dënaur edhe për armëmbajtje pa leje, ndërsa kishte pasur edhe të plagosur.

Në një seancë dëgjimore, Paçarizi në dëshmin e tij kishte mohuar se kishte gjuajtur me armë zjarri ndaj disa personave që patentohej se e kishin sulmuar. Ai ia kishte lënë fajin për të shtënat me armë nipit të tij.

Për këto vepra në korrik të vitit 2017, Gjykata Themelore në Ferizaj, ia kishte shqiptuar Granit Paçarizit, dënimin me burg në kohëzgjatje prej 2 vjet e gjashtë muaj.

Ndërsa, presidenti Thaçi përmes një dekreti qe kishte marrë më 21 nëntor të vitit që sapo lamë pas, Granit Paçarizit i ka falur një 1 vit dënim.

Përveç, Paçarizit presidenti Thaçi ka falur edhe dy persona të tjerë, Nazmi Mujota dhe Arlind Latifi./Gazeta Insajderi/

Asnjë koment

Comments are closed.