25-04-2024

Kush ia mori 1 milion euro Komunës së Prizrenit?

Rreth 1 milion euro i janë tërhequr Komunës së Prizrenit, nga xhirollogaria e saj, në katër muajt e fundit.  Autoritetet komunale konfirmuan se gati gjysma e kësaj shume është marrë nga Përmbaruesit, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

 

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka konfirmuar se nga 1 milion eurot, të cilat i janë marrë komunës, diku rreth gjysma është me vendim të përmbaruesve, ndërsa pjesa tjetër me vendime të gjykatës.

 

Ai tha se këto me vendime të gjykatës janë para vitit 2016,  përkatësisht për obligimet që komuna ka pasur ndaj kompanive nga vitet 2013.

“Sa i përket gjykatave, këtu problemi i Kosovës është se proceset gjyqësore zgjasin me vite, dhe ka raste kur gjykata,  ta zëmë mund të vendos tash për një pagesë, që është dashur të kryhet para 10 vjetësh”, ka thënë ai, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

 

Haskuka, ka thënë për këtë është e vështirë të dihet se sa prej këtyre lëndëve do të përfundojnë te përmbaruesi.

 

Ai ndërkaq është shprehur se nuk ka mundur ta paramendoj që brenda 3 – 4 muajsh, komunës i merren këto mjete, e sidomos vendimin e Gjykatës për pezullimin e planit zhvillimor të Komunës, që pamundëson lejet e komunës.

Asnjë koment

Comments are closed.