23-11-2024

Kush kë e sfidon në Facebook? Cili nga liderët kosovarë është më i ndjekuri, e më i pëlqyeri

Platformat teknologjike dhe zhvillimi i tyre ka marrë vëmendjen  e gjithë botës.

Madje edhe vetë politikanët dhe liderët botërore zgjedhin që të komunikojnë përmes rrjeteve sociale, duke mos hezituar që shpesh herë të tregojnë edhe detaje nga jeta e tyre personale përmes publikimit të fotografive apo video-ve në platformat teknologjike.

Rrjeteve sociale si dhe përdorimit të shumtë të tyre nuk u kanë ikur as emrat më të përfolur në Kosovë, sa i përket politikës dhe udhëheqjes shtetërore.

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli mban primatin për numrin e ndjekësve në rrjetin social Facebook.

Pacolli ka gjithsej 504 mijë e 187 njerëz të cilët ndjekin atë dhe publikimet e tij.

I njëjti ka numër të madh të pëlqime, të cilat në të shumtën e rasteve arrijnë deri në 15 mijë, apo edhe më tepër.

Sa i përket numrit të pëlqimeve në faqet e tyre në Facebook mirë qëndron edhe presidenti kosovar, Hashim Thaçi.

Faqja e tij në Facebook ka gjithsej 335 mijë e 888 pëlqime.

Varësisht nga ajo çfarë poston, por publikimet e Thaçit thuajse asnjëherë nuk kanë më pak se 1 mijë pëlqime.

Presidenti i Kosovës është më shumë aktiv në publikimin e fotografive të përcjellura me ndonjë shkrim të shkurtër, por që duhet përmendur fakti se  ai është mjaftë i fokusuar edhe në Twitter si një prej platformave sociale më të përdorura edhe nga të huajt.

Ngritje të numrit të pëlqimeve këtë vit pati mjaftë shumë edhe kryeministri në largim, Ramush Haradinaj.

Edhe pse së fundi iu bë një gabim mjaftë i komentuar në njërin prej publikimeve të tij, faqja e tij në rrjetin social Facebook ka 233 mijë e 922 pëlqime.

Pavarësisht numrit të madh të pëlqimeve që ka kjo faqe, numri i atyre që merr në  publikime tek faqja e Haradinajt është me i ulët.

Madje ka postime të tij që marrin vetëm qindra ‘LIKE’, gjë që rrallë herë ndodhë tek ndonjë kryeministër tjetër.

I treti në renditjen e pëlqimeve sa i përket Facebook-ut, është Albin Kurti, lideri Lëvizjes Vetëvendosje si dhe fituesi i zgjedhjeve të gjashtë tetorit.

Kurti në Facebook ka 197.002 pëlqime, por që e veçanta e faqes së tij në këtë rrjet social është numri i madh i ‘LIKE-ave’ që merr në publikime.

Të pakta janë postimet e tij që marrin nën 5 mijë pëlqime, teksa shumë prej tyre shkojnë edhe deri në 30 mijë.

E mira e profilit të Kurtit është se shkrimet thuajse gjithnjë janë pa gabime drejtshkrimore, që tek disa të tjerë ndodhë shumë shpesh.

Pas faqes së Kurtit, renditet ajo e liderit të PDK-së, ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Veseli në Facebook ka 178 mijë e 857 njerëz të cilët e kanë pëlqyer faqen e tij.

As Veseli nuk është keq sa i përket pëlqimeve në publikimet që bën, madje shpesh herë numri arrin në mijëra pëlqime.

Nënkryetarja e LDK-së, njëherësh kandidate për kryeministre në zgjedhjet e fundit, Vjosa Osmani ka gjithsej 115 mijë e 648 pëlqime në Facebook.

Publikimet e Osmanit që zakonisht kanë të bëjnë me politikbërjen në vend si dhe takimet e saj me përfaqësues të huaj kanë pëlqime thuajse në numër të ngjashëm.

Pëlqimet e saj në këtë faqe në Facebook zakonisht arrijnë deri në tre mijë.

I fundit sa i përket kësaj nga emrat më të përfolur të këtij viti renditet Isa Mustafa.

Mustafa në Facebook ka vetëm 60 mijë e 882 pëlqime.

Edhe pse është mjaftë aktiv në publikimet e tij, i pari i LDK-së arrin të marrë shpesh herë 1 mijë pëlqime, e disa herë vetëm qindra prej tyre.

Të gjithë këta emra të lartcekur, por edhe shumë të tjerë vazhdojnë të përdorin Facebook si një prej platformave më të shpeshta sa i përket qëndrimeve të tyre si dhe aktiviteteve të cilat kanë.

Se si do të ndryshojë renditja e tyre në vitin e ardhshëm, varet nga pozitat të cilat do të mbajnë si dhe aktivitet që do të kenë./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.