24-11-2024

Kushtetuesja i dha të drejtë qeverisë për pagën minimale, veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protesta

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejt Qeverisë së Kosovës në lidhje me pagat e veteranëve të cilat nuk janë përfshirë në rritjen e pagës minimale.

Klinaku ka paralajmëruar se do të vazhdojnë me protesta, duke shtuar se ky pushtet në vazhdimësi ka punuar kundër veteranëve të luftës së UÇK-së.

“Qëndrimet tona se do t’i vazhdojmë protestat kundër këtij pushteti i cili vazhdimisht ka punuar kundër veteranëve të luftës së UÇK-së dhe shtresave tjera të shoqërisë, mbeten të pandryshueshme. Për format dhe kohën e protestimit do të takohemi si organe drejtuese për të vendosur”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për ankesën e shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri dhe 9 deputetë të tjerë lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë për që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Sipas kushtetueses ky ligjin nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Kushtetuesja ka vlerësuar se ndryshimet e ligjeve për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të verbrit, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë nuk janë në kundërshtim me nenin  kushtetues për barazi para ligjit.

Asnjë koment

Comments are closed.