Kuvendari Baldedaj: DKA është shndërruar në çerdhe të krimit të organizuar në Prizren
Shefi i grupit të AAK-së, Ilir Baldedaj, tha se sot përkundër premtimeve për depolitizim, kryetari Haskuka dhe Vetëvendosje nuk mund të dëshmojnë në asnjë rast se kanë vepruar kësisoj.
Duke aluduar në pozitën e drejtoreshës së Arsimit, ai tha se nuk pret dicka nga një përkthyeses e UNIMK-ut siç është drejtoresha Xhemile Vezgishi, por nga një profesor universitar, sikur Haskuka.
“Drejtorët e shkollave si në kohën e regjimit të Milosheviqit frikësohen ta thonë të vërtetën se çfarë tretmani marrin nga DKA, por ndryshe është për familjar të kryetarit Haskuka, pasi një mësuese është transferuar nga shkolla “Ibrahim Fehmiu” në “Emin Duraku”, tha ai.
Baldedaj, tha se janë të paqëndrueshme arsyetimet e Haskukës rreth mosbotimit të Komisionit për emërimin e drejtorëve, pasi ai është kërkuar me një muaj vonesë, pasi drejtorëve të fundit u ka skaduar kontrata në qershor.
“DKA sot është çerdhe e krimit të organizuar në Prizrenit. Vendimet merren në baraka e kafiteri, dhe kësaj i servohen, pasi drejtoresha as një orë mësimi nuk e ka mbajtur”
Baldedaj kritikoi siç tha shkarkimin e drejtorëve përmes zarfeve, duke e krahasuar këtë metodë me atë të viteve 90-ta, duke thënë se arsimi nuk është gjunjëzuar as gjatë viteve të pushtimit serb, dhe se askush s’ka mundur t’i përul arsimtarët .
Sipas tij, DKA ka funksionuar më mirë në vitet e 1990-ta, se se tash.
“Haskuka e ka anuluar konkursin e vitit kaluar, ku në sh.f “Haziz Tolaj” ishte pranuar vajza e dëshmorit të UÇK-së, Bekim Thaqi, ndërsa e ka pranuar familjaren e një militanti të LVV… Kjo është politika prosllave e Brigatave të Kuqe të LVV, edhe pse babain e ka dhënë për Kosovë nuk mundet të punësuar para një trushpërlari të LVV” tha ai.