26-04-2024

Kuvendari Hodaj: Vetëvendosja! që pati simbol zemrën ka thyer shumë zemra, sidomos të mësuesve

Shefi i grupit të LDK-së në Kuvendin Komunal, Haziz Hodaj, në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal rreth gjendjes në arsim,  derisa foli për shumë parregullsi në këtë sektor, tha se Vetëvendosja që në zgjedhje ka pas si simbol zemrën, për tri vjet ka thyer shumë zemra, sidomos të mësuesve.

“Po ju pyes a keni hapur ndonjë konkurs pa afera, pa ripërsëritje, pa rizgjedhje, a e keni vetëm një konkurs të përfunduar.  Arsimi është dhimbja e të gjithëve, andaj pikërisht në kohën kur duhet të bisedojmë për fillimin e vitit shkollor në këtë kohë pandemie, arsimit i bëhet edhe një goditje tjetër pasi ndërmerren veprime për shkarkime e spastrime të drejtorëve, për të cilat do t’ua kishte lakmi edhe diktatura më e avancuar botërore”, tha ai para Kuvendit.

Hallakamë në arsimin e Prizrenit, drejtori i shfmu në Arbanë e bën “përrallë” drejtoreshën e Arsimit, Vezhgishi

Hodaj  ka akuzuar pushtetin lokal për degradim të arsimit, duke thënë se nuk di si do të arsyetohet me ushtrues detyre nëpër shkolla,  pasi dihet se kur mbaron mandati i një drejtori,  ndërsa nuk janë ndjekur procedurat ligjore.

“Pushtetit i konvenon kjo formë për të zgjedhur njerëz të Vetëvendosjes. Arsimi është degraduar edhe për atë se në krye të tij janë vendosë njerëz që nuk ja kanë as haberin arsimit” tha ai. / GazetaePrizrenit.net/

Lexo edhe :

Profesori Haskuka e bëri “lëmsh” arsimin në Prizren

Asnjë koment

Comments are closed.