26-04-2024

Kuvendari Baldedaj: Drejtoria e Arsimit me dy drejtorë, njëri sillet si sekser e tjetra si përkthyese e UNMIK-ut

Shefi i grupit të kuvendarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Ilir Baldedaj,  sot ka hedhur kritika të ashpra ndaj kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, duke dalë në përkrahej të drejtorëve të shkollave të larguar, pa konkurs  e pa kriter.

Baldedaj, në profilin e tij “facebook”,  ka shkruar se përkundër që Haskuka është profesor ai nuk ia di vlerën as arsimit e as vlerave të luftës, pasi e degradoi atë deri në përbuzje të mësimdhënësve, të cilët nuk iu nënshtruan as regjimeve të Millosheviçit.

Postimi i tij në facebook:

Dorëheqja e turistit është e vonuar sepse jo që e mbyti korrupsioni, por e kultivoi me të madhe, jo që e depolitizoj arsimin, por e degradoj deri në përbuzje të mësimdhënësve, të cilët nuk iu nënshtruan as regjimeve të Millosheviçit.

Mytë jep dorëheqje se ti nuk ia din vlerën arsimit e as familjarëve të dëshmorëve, që sot si në kohë të regjimit serb ju dërgon zarfa.  Ata nuk mposhten sepse ata janë vet krenaria e kësaj Kosove, që ju si VV asgjë nuk keni bërë, përveç se e keni shkatërruar dhe degraduar çdo gjë.

Ju i keni dy drejtorë në DKA, njëri sillet si sekser e tjetra si përkthyese e UNMIK-ut, andaj dorëheqja ta shpëton atë pak ndërgjegje të “PROFESORIT” që e ke, kuptohet nëse të ka mbetë !!

Asnjë koment

Comments are closed.