02-12-2020

“E dëgjuam duke thirrur mam”, rrëfimi i personit që e gjeti 2 vjeçarin

Astrit Kryeziu është një prej personave i cili sot në Malishevë iu ishte bashkuar grupeve të kërkimit për gjetjen e 2 vjeçarit që kishte humbur nga dita e djeshme.

Astriti në një prononcim për Klan Kosova ka rrëfyer strategjinë e kërkimit në momentin kur kishin arritur në vendin ku po kërkohej vogëlushi.

Ai ka thënë se kishin insistuar që të kërkonin në vendin ku një prej kamerave të shtëpive e kishte regjistruar Tianin për herën e fundit.

“Në mbrëmë jemi njoftuar se Tiani ka humb. Menduam se do të gjendet nga rrethi këtu nga fshati. Por sot në mëngjes e kuptuam se nuk është gjetur, dhe unë Astrit Kryeziu bashkë me vëllain Zenunin dhe Valdet Kryeziun e Shkëlzen Kryeziun.

Fillimisht kotaktuam me FSK’në dhe Policinë, dhe ata na udhëzuan. Pas disa orësh kërkimi, ne kuptuam se një shtëpi këtu në një kthesë, kamerat e saj e kanë gjiruar djalin për herë të fundit”, ka treguar Kryeziu, raporton Gazeta Express.

Tutje ka thënë se bazuar në xhirimet e kamerës së shtëpisë, kanë vlerësuar se Tiani nuk mund të ishte larguar më shumë se 1 kilometër, pasi që ishte vetëm 2 vjeç.

“Penallti” për opozitën në Prizren

“Dhe ne e kuptuam se ai s’ka mundur të largohet më shumë se 1 kilometër meqë ishte 2 vjeçar. Dhe pastaj kemi insistuar në atë pjesë aty ku është parë nga kamerat fëmija”, ka shtuar tutje.

Ndërkohë thotë se kur janë afruar në një lugshtajë të madhe e kanë dëgjuar vogëlushin duke e thirrur nën e tij, dhe më pas kanë njoftuar edhe personat e tjerë që ishin në kërkim për të shkuar në atë pjesë.

Kryeziu thotë se më pas Tiani ka dalë vetë nga ajo pjesë, dhe thotë se sipas të gjitha gjasave ka qenë duke fjetur.

“E pastaj në një vend këtu në një lugshtajë bukur të madhe, unë dhe Valdet Kryeziu e kemi dëgjuar djalin duke thirrur mam. Pastaj i kemi thirrë edhe disa të tjerë, dhe pastaj djali ka dalë, me siguri ka qenë duke fjetur.

Pastaj njëri nga djemt që e gjeti e kapi, e kemi përqafuar dhe i dham ujë.

Ishte në gjendje të mirë shëndetësore”, ka përfunduar Astrit Kryeziu./Express/

Asnjë koment

Comments are closed.