24-11-2024

Kuvendari Baldedaj: Komunës së Prizrenit i teprojnë paratë nga dështimi i projekteve në kundërshtim të procedurave të Prokurimit

Shefi i grupit të kuvendarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Ilir Baldedaj, sot ka kritikuar pushtetin në Prizren sa i përket çështjes së Prokurimit.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në  ‘facebook’,  ku ka publikuar edhe disa raste të animimit të vendimeve për projekte, ai ka deklaruar se Komunës së Prizrenit i teprojnë paratë nga dështimi i projekteve në kundërshtim të procedurave të Prokurimit:

Lexo edhe :

Ndër dështimet e shumta, Komuna e Prizrenit edhe me mungesë transparence (Dokument)

 

Postimi i plotë i Baldedajt:

Duke marrë parasysh që të gjitha aktivitetet e prokurimit publik janë të automatizuara dhe zhvillohen përmes internetit, pra me procedurën e njohur E-prokurimi.

Afatet e parapara ligjore janë mjaft të zgjatura për tenderim, dhe si pasojë shpesh herë projektet në vend se të realizohen gjatë kohës së mirë ,ato bëhen vjeshtës dhe gjatë dimrit …, por ajo çka është më e keqja në Prizren, është se përveç stërzgjatjeve të procedurave të prokurimit , në Prizren konkretisht në zyrën e Prokurimit të dirigjuar nga znj.Koqi, ka më shumë se stërzgjatje, ngase VLERËSIMET E TENDERAVE dhe vendimet e zyrtarëve të prokurimit në Prizren për shpalljen e fituesit janë joligjore dhe në kundërshtim me procedurat e prokurimit.

Andaj gjatë këtij viti më shumë se 20 projekte janë në procedurë të ankimimeve dhe si të tilla nuk po realizohen. Pengesat e tilla të paraqitura janë në dëm të qytetarëve të Komunës sonë, sepse projektet nuk po realizohen dhe se disa miliona euro përsëri do shkojnë në suficid.

Këto projekte të cekura më lartë janë projekte kapitale dhe për realizimin e këtyre projekteve është e udhës të bëhet alokimi i mjeteve dhe këto mjete janë të alokuara për vitin 2020. Të gjitha këto dëme që po bëhen në Prizren,rrjedhimisht kanë një adresë, e ajo adresë është vetë Kryetari Haskuka dhe këshilltarja e tij e famshme znj.Koqi !

Asnjë koment

Comments are closed.