02-12-2024

Kuvendari Baldedaj: Prizreni me katër kryetar komune, që luftojnë për mbushje xhepash

Anëtari i Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e AAK-së, Ilir Baledaj ka deklaruar se tashmë po dëshmohet që Prizreni ka katër kryetar komune, të cilët fatkeqësisht luftojnë për interesa personal apo siç ka thënë mbushje xhepash, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Në një postim në profilin e tij në ”facebook” ai ka shkruar:

“E kam thënë edhe më herët dhe kjo po dëshmohet se Prizreni fatkeqësisht i ka 4 kryetar Komune. Dhe të katër këta kryetar, secili lufton për interes të vetin. Nuk iu intereson qytetari por interesi personal, mbushja e xhepit.

Dhënia e tenderëve militantëve, nga secila Drejtori për militantët e subjektit të cilit i takon bëhet haptas, pa fije turpi e pa pikë përgjegjësie. Dhe militantët me direktiva partiake vijnë edhe nga Komunat më të largëta.

Katër kryetar të Komunës përditë po ia dhunojnë inteligjencën qytetarëve prizrenas, me realizimin e interesave puro personale dhe militanteske.

Qytetari prizrenas po terrorizohet deri në masën e nënçmimit. Derisa prizrenasit e ri enden pa punë do të vijnë në Prizren me na i mbledh mbeturinat Kompani nga Podujeva. A nuk është kjo çmendi e llojit analfabet. Kështu është kur qyteti i ka 4 kryetar…”, ka shkruar ai./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.