Kuvendari Haxhillari: Shteti nuk duhet duke vjedhur
Anëtari i Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga Vetëvendosje, Karafil Haxhillari gjatë mbledhjes së stome, mohoi kritikat e kolegëve të tij nga opozita, të cilët kritikuan se Vetëvendosje nuk e njeh shtetin, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
“Shteti nuk duhet duke e vjedhur. Ta njohësh shtetin duke falur 8 mijë hektarë, e duke ndërtuar autostrada trefish më të shtrenjta se ato të rajonit, që as nuk dihet ku fillojnë e as ku mbarojnë, nuk janë tregues se duhet shtetit”, tha ai.
Duke folur për aktivitetet e organizuara nga komuna për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës, Haxhillari tha se komuna ka organizuar disa aktivitete, por nuk do të ketë aktivitete “tallava”, sikur që nuk janë shpenzuar 700 mijë euro, ashtu siç ka bërë Qeveria. /GazetaePrizrenit.net/