Kuvendari Sallauka kërkon sinjalizimin nëpër rrugë dhe adresa  

Anëtar i  Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga PDK-së, Skënder Sallauka, gjatë mbledhjes së stome të këtij organi, derisa përmendi fatkeqësinë në trafik të fundjavës së kaluar, ku humbën jetën tre anëtarë të familjes Sope të Zhurit, kërkoi më shumë sinjalizim nëpër rrugët e Prizrenit, shkruan GazetaePrizrenit.net.

Ai si model përmendi atë të rrugëve në Shqipëri, sidomos tek rrethrrotullimet, që të ta tërheqin vëmendjen edhe me dridhje të veturës, kur ofrohesh tek to.

Rezultate imazhesh për skender sallauka

Duke folur për rrugët, Sallauka, kritikoi edhe për sinjalizimin tek emërtimet e rrugëve.

“Nëpër çdo fshat në disa komuna si në Suharekë, apo Deçan, ndërsa Prizreni ka mbetur prapa. Dëshirojmë të hymë në Europë, por pa adresa”, tha ai./ GazetaePrizrenit.net/